Pesë persona janë lënduar si pasojë e ndeshjes së tri veturave në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, te fshati Koshtovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti.
“Në këtë aksident, i cili ka ndodhur sonte rreth orës 18.00, janë lënduar pesë persona, të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti. /Gazeta Sinjali/