image Aksidentohen tri vetura në Gjakovë, lëndohet një person

Kosovë

Policia/ Aksidentohen tri vetura në Gjakovë, lëndohet një person

news image

Si pasojë e një aksidenti në mes të tri veturave në fshatin Hereq të Gjakovës, një persona ka mbetur i lënduar.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Lumni Graishta, i cili ka thënë se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal.

 “Në fshatin Hereq të Gjakovës është raportuar një rast aksident komunikacioni në mes të tri veturave, është raportuar për një person të lënduar lehtë, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal. Ende nuk e kemi pranuar raportin mjekësor për të lënduarit”, ka thënë Lumni Graishta për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/