image Aksidentohen dy vetura në qendër të Gjakovës

Siguri

Aksidentohen dy vetura në qendër të Gjakovës

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:30 në rrugën ‘Nëna Terezë’ në qytetin e Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku bëhet e ditur se në aksident janë të përfshira dy vetura.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rastin, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/