image Aksidentohen dy vetura në Prishtinë, arrestohet një person

Kosovë

Policia/ Aksidentohen dy vetura në Prishtinë, arrestohet një person

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Andrea Gropa në Prishtinë në mes të dy veturave. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur pasi që një person i cili dyshohet se është me të meta mendore ka penguar trafikun, dhe gjatë shmangies nga ky person njëra nga veturat e përfshira në aksident ka goditur veturën tjetër.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policës së Kosovës, Arlinda Rexhepi, e cila ka thënë se është arrestuar personi i dyshuar.

“Mund të konfirmoj se, më datë 11.02.2020 në rr. Andrea Gropa është raportuar për një aksident trafiku ku të përfshira janë dy vetura. Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që një person (i dyshuar) i cili dyshohet se është me të meta mendore ka penguar trafikun, dhe gjatë shmangies nga ky person njëra nga veturat e përfshira në aksident ka goditur veturën tjetër. Sipas procedurave, njësia policore ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, ka thënë Rexhepi për Gazetën Sinjali.

I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor. /Gazeta Sinjali/