image Aksidentohen dy vetura në Mitrovicë, lëndohen tre persona

Kosovë

Policia/ Aksidentohen dy vetura në Mitrovicë, lëndohen tre persona

news image

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Nadakovcë në ora 17:30 minuta.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për regjionin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 17:30, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë segmenti rrugor zona e fshatit Nadakovcë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti. /Gazeta Sinjali/