Një aksident trafiku mes dy autobusëve dhe një furgoni ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në “Rrugën B”.
Për shkak të aksidentit është krijuar kolonë e gjatë një njërën korsi të rrugës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Gazetën Sinjali se bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale. /Gazeta Sinjali/