image Aksidenti tragjik në Gramsh, arrestohet shoferi i minibusit

Shqipëri

Aksidenti tragjik në Gramsh, arrestohet shoferi i minibusit

news image

Arjol Xhepexhiu, shoferi i minibusit që u përfshi në aksidentin e rëndë në Gramsh, është arrestuar mbrëmë nga policia. 

Mediat në Shqipëri raportojnë se urdhri i ndalimit i është komunikuar në spitalin ku ai po trajtohet.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën 30-vjeçari Ledian Lami si dhe u plagosën 9 pasagjerë të tjerë.

Kurse numri i pasagjerëve mbi kapacitetin e lejuar dyshohet të ketë qenë shkaku i aksidentit të rëndë që ndodhi mesditën e djeshme në Gramsh.

Tutje sipas mediave atje thuhet se kanë qenë të paktën 7 pasagjerë mbi kapacitetet, që qëndronin ulur midis dy sediljeve të minibusit me stola prej druri.

Ndërkaq tre nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dy u transportuan me autoambulancë ndërsa i treti me helikopter.

Mes të plagosurve është edhe një fëmijë 6 vjeç i cili po trajtohet në spitalin e Gramshit./Gazeta Sinjali/