Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një aksident tragjik që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e të cilit humbi jetën një person dhe u lënduan tre të tjerë.
Viktima është një shtetase e huaj, e cila nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Lidhur me këtë rast, policia njofton se ka arrestuar dy persona të dyshuar, njëri shtetas i huaj dhe tjetri nga Shqipëria.
Dy të arrestuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi se njëri nga tre të lënduarit në këtë aksident është në gjendje të rëndë shëndetësore./Gazeta Sinjali/