Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin që ndodhi sonte në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 6 persona ku edhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Ajo ka treguar se aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave.
“Në rrugën Prishtinë – Mitrovicë (fshati Milloshevë) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit rrugor, lëndime trupore kanë pësuar 6 persona, të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Me rast eshte duke u marr njësia e policore e komunimacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/