image Aksidenti në Gramsh/ Shoferit i ka rënë të fikët, 3 të lënduarit në gjendje të rëndë

Shqipëri

Aksidenti në Gramsh/ Shoferit i ka rënë të fikët, 3 të lënduarit në gjendje të rëndë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në aksin rrugor Gramsh-Kushov, ku një minibus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua, përcjell Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 30-vjeçar, ndërsa janë plagosur edhe 9 persona të tjerë.

Mediat në Shqipëri raportojnë se shoferit të minibusit L.Xh. i ka rënë të fikët pasi ka pasur luhatje tensioni.

Ndërkaq mësohet se tre nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dy u transportuan me autoambulancë ndërsa i treti me helikopter.

Mes të plagosurve është edhe një fëmijë 6 vjeç i cili po trajtohet në spitalin e Gramshit./Gazeta Sinjali/