image Aksidenti me fatalitet në Gjilan/ Nga QKUK flasin për gjendjen e tre të lënduarve rëndë

Siguri

Aksidenti me fatalitet në Gjilan/ Nga QKUK flasin për gjendjen e tre të lënduarve rëndë

news image

Një person humbi jetën dhe disa të tjerë u lënduan në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:25 në rrugën Gjilan – Prishtinë, në fshatin Bresalc të Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Tre nga personat me lëndime të rënda trupore, të cilët fillimisht ishin dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjilanit, u transferuan në Emergjencën e QKUK-së.

Drejtori i kësaj klinike, Basri Lenjani, tha për Sinjalin se gjendja e këtyre pacientëve është stabile.

“Ende janë në trajtim mjekësor. Janë në gjendje stabile. Mosha e tyre është nga 25-vjeç deri në 55-vjeç”, tha Lenjani./Gazeta Sinjali/