Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident trafiku me fatalitet që ka ndodhur sot në fshatin Hereq të Gjakovës, ku ka humbur jetën një person. Në këtë aksident mbetën të lënduar edhe 5 persona.
Detaje për Sinjalin ka dhënë drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
“Rreth orës 19:50 kemi pranuar një informatë për një vetaksident në fshatin Hereq të Gjakovës ku si pasojë një grua 67-vjeçare ka humbur jetën dhe pesë persona të tjerë janë lënduar rëndë por janë jashtë rrezikut për jetë”, është shprehur Graishta.