Mediat në Kroaci kanë dhënë detaje shtesë lidhur me aksidentin në Kroaci, ku po raportohet se viktima kanë mbetur tre persona, dy kosovarë dhe një kroat.
Sipas burimeve të Jutarnji, dy prej viktimave kosovare dyshohet të jenë një grua dhe vajza e saj nëntëvjeçare, ndërkaq sipas të njëjtave burimeve thuhet se të lënduar janë një burrë dhe një djalë 15-vjeçar, familjar të viktimave.
I vdekuri i tretë është një kroat nga Zara e Kroacisë.