Si pasojë e aksidentit të rëndë që ka ndodhur para pak minutash në Zahaq të Pejës, është lënduar një grua me fëmijën e saj. Të njëjtit janë dërguar për trajtim në spital, raporton Sinjali.
Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura e tipit Golf, që është përfshirë në aksident ka pësuar dëme të mëdha.
Përveç golfit, në aksident është përfshirë edhe një veturë tjetër.