image Aksidenti i rëndë në Gjakovë, tre persona dërgohen në spital

Siguri

Aksidenti i rëndë në Gjakovë, tre persona dërgohen në spital

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në fshatin Babaj i Bokës, në Gjakovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Tre personat janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë ku dhe janë duke u trajtuar”, deklaruan nga Policia.

Po ashtu, u bë e ditur se në këtë aksident fillimisht kishin qenë të përfshira vetëm dy vetura mirëpo më pas një veturë e tretë e kishte goditur njërën nga veturat e aksidentuara më parë.

“Fillimisht janë aksidentuar dy vetura si pasojë e ndërrimit të shiritit. Më pas vjen automjeti tjetër dhe nga shpejtësia godet një veturë të aksidentuar. Në vendngjarje ka dalë policia e cila është duke i kryer hetimet mbi shkaktarin e aksidentit”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. /GazetaSinjali/