Mosrespektimi i shenjave të komunikacionit, mospërshtatja me kushtet atmosferike e shpeshherë edhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar janë disa nga rregullat që vozitësit jo rrallë herë i shkelin. E si pasojë e kësaj, aksidentet dhe vetaksidentet janë të pashmangshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur shumë aksidente, teksa Sinjali ka mësuar detaje për disa prej tyre.
Në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, dy vetura janë ndeshur në mes vete, me ç’rast një person ka përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve të marra. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur të ketë ardhur si shkak i humbjes së kontrollit të njërit prej shoferëve.
Po ashtu në të njëjtën rrugë, Prishtinë-Mitrovicë ka ndodhur edhe një aksident tjetër, ku janë përfshirë dy vetura. Të lënduar nga ky aksident ka mbetur një person, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.
Kujtojmë se aksidentet në trafik janë një dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku çdo dirë regjistrohen dhjetëra të tilla në të gjitha qytetet e Kosovës, dukë rrezikuar jetën e shoferëve dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.