Dy vëllezër shqiptarë humbën jetën mëngjesin e sotëm në aksident rrugor në zonën e Chessa të Italisë.
Të dy jetonin në Arcile ku u integruan në komunitetin lokal.
Më i vogli kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të tretë dhe i madhi kishte tre fëmijë. Dy vëllezërit ishin nisur për në punë.
28-vjeçari shqiptar po udhëtonte me makinën e tij kur u përplas ballë për ballë me makinën e dy vëllezërve shqiptarë dhe më pas të dy makinat përfunduan në kanalet anës rrugës. Aksidenti ka ndodhur në Chessa në udhëkryqin midis Pupille dhe Arcille, shkruan mediumi italian ilgiunco.
Autoambulancat dhe dy helikopterë shkuan menjëherë në vendngjarje por dy shqiptarët nuk mundën të mbijetonin.