Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë paradites së sotme në provincën Konya të Turqisë, ku mbetën të vdekur gjashtë persona dhe dy të lënduar.
Një kamion i mbushur me plehra kimikë është përplasur me një minibus duke mos i dhënë asnjë mundësi udhëtarëve, raportuan mediat turke.
Për shkak të përplasjes së fortë, gjashtë prej udhëtarëve vdiqën në vend, ndërkaq dy të tjerë u dërguan për trajtim mjekësor në spital.
Një aksident i ngjashëm ndodhi pak ditë më parë ku humbën jetën nëntë persona. /GazetaSinjali/