image Aksident trafiku te rrethi me flamur në Prishtinë

Siguri

Aksident trafiku te rrethi me flamur në Prishtinë

news image

Sot në mëngjes rreth orës 08:45 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave te rrethi me flamur në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata në komunikacion, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Lidhur me rastin, Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por nuk kanë dhënë përgjigje.  /Gazeta Sinjali/