image Aksident trafiku në Vragoli të Fushë-Kosovës, 5 persona të lënduar

Siguri

Aksident trafiku në Vragoli të Fushë-Kosovës, 5 persona të lënduar

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në mes pesë veturave, në rrugën Prishtinë-Pejë.

Saktësisht aksidenti njoftohet të ketë ndodhur në segmentin e fshatit Vragoli të Fushë-Kosovës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona, të cilët thuhet se janë në gjendje stabile shëndetësore.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju njoftoj se rreth ores 17:20 ne rrugen nacionale Pejë – Prishtinë ne Vragoli është shkaktuar një Aksident trafiku me lendime trupore, ku kanë qenë te perfshira 05 automjete. Lendime trupore kan kerkuar 05 persona dhe gjendja e tyre është raportuar te jet stabile per momentin . Si pasoj e aksidentit eshte krijuar kolonë ne drejtim te Prishtines pasi qarkullimi eshte realizuar vetem ne një shirit te rruges. Ne vendin e ngjarjes jane dal te gjitha njesitet e nevojshme dhe kane kryer procedurat e nevojshme”, ka thënë Hoxha.

/GazetaSinjali/