Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Sllatinë, ku si pasojë kanë mbetur tre persona të lënduar.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Në rrugën Pejë- Prishtinë, konkretisht në Sllatinë, pasdite rreth orës 13:30, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor, ku të përfshira janë një automjet, një kombi dhe një kamion. Tre persona raportohet të kenë marrë lendime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostrades i Policisë së Kosovës, po merren me rastin”, ka thënë Hoxha për Gazetën Sinjali/