Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin rrugor Shtime-Duhël, shkruan Gazeta Sinjali.
Personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore të cilët janë transferuar për trajtim në QKUK.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin rrugor Shtime-Dulë. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona të cilët janë transferuar për trajtim në QKUK”.