Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Sibovc, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve dhe janë lënduar dy persona.
Si pasojë e lëndimeve të marra, personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Sibovc), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin“, ka thënë Ahmeti për Sinjalin.