Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në rrugën Prishtinë-Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale në Prishtinë.
“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Gjilan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për Gazetën Sinjali.
Raportohet se në në mesin e të lënduarve janë një grua dhe një fëmijë i moshës tre vjeç./Gazeta Sinjali/