Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Kqiq.
“Me ç’rast drejtuesi i një veture civile nga pakujdesia ka humbë kontrollin ndaj veturës, ku rrotullohet duke përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë e lëndimeve tretman mjekësor ka kërkuar drejtuesi dhe tre pasagjerët”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/