image Aksident trafiku në rrugën Komoran-Drenas, lëndohen rëndë disa persona

Siguri

Aksident trafiku në rrugën Komoran-Drenas, lëndohen rëndë disa persona

news image

Më shumë se pesë persona janë lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në aksin rrugor Komoran-Drenas, fshati Zabel i Ulët, raporton Gazeta Sinjali.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një kombi me pasagjerë dhe një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Komoran-Drenas. Sipas informacioneve të para, të lënduar janë mbi 5 persona. Njësitet policore dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Hoxha po ashtu ka bërë të ditur se për momentin ky aks rrugor është i mbyllur, derisa të kryhen procedurat e nevojshme, si dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin këtë rrugë, në mënyrë që të mos krijohen kolona të gjata./Gazeta Sinjali/