image Aksident trafiku në Raushiq të Pejës

Kosovë

Aksident trafiku në Raushiq të Pejës

news image

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Raushiq të Pejës, raporton një sinjalizues nga vendi i ngjarjes.

Sipas fotografisë që ka dërguar sinjalizuesi shihet se një veturë është rrokullisur.

Ende nuk dihet nëse në aksident ka të lënduar si dhe nëse është përfshirë edhe ndonjë tjetër automjet.

Fotografi nga vendi i ngjarjes:

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion si dhe për përshtatjen e shpejtësisë me kushtet e rrugës. /Gazeta Sinjali/