image Aksident trafiku në Rahovec, pesë persona dërgohen në spital

Siguri

Aksident trafiku në Rahovec, pesë persona dërgohen në spital

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën “Xhelal Hajda”, në Rahovec, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, për Gazetën Sinjali ka njoftuar se peraonat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Dy vetura kanë bërë ndeshje direkte. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00. Pesë persona janë lënduar dhe janë transferuar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor. Gjendja e tyre për momentin është stabile. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Xhelal Hajda’“, tha Xhurkaj./Gazeta Sinjali/