Një person është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në rrugën Korishë – Prizren.
Nga pamjet e siguruara nga Gazeta Sinjali, shihet një motoçikletë, e cila ndodhet në mes të rrugës e dëmtuar.
Aksidenti ndodhi si pasojë e moskujdesit të ngasësit të motoçikletës, i cili ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me dy vetura dhe kësisoj duke i shkaktuar lëndime të rënda vetes, shkruan Gazeta Sinjali.
Në vendngjarje, shihen edhe zyrtarët policorë, të cilët e kanë konfirmuar rastin.
“Vozitësi i motoçikletës nuk iu është përshtatur kushteve të rrugës, i njëjti fillimisht ka goditur automjetin i cili ka qenë duke lëvizur në drejtim të njëjtë, pastaj ka humbur kontrollën dhe në anën e kundërt e ka goditur edhe një automjet tjetër dhe si pasojë i njëjti pëson lëndime të rënda trupore”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi e ka konfirmuar se ngasësi i motoçikletës është duke u trajtuar ne spitalin rajonal të Prizrenit, si pasojë e lëndimeve të marra.