Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Skënderbeu” në Malishevë, ku janë përfshirë dy automjete.
Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihet se përplasja ka shkaktuar dëme materiale në veturat e përfshira.
Ende nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Sinjali ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, por deri tani nuk ka pranuar detaje shtesë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!