image Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë - Lipjan, tre të lënduar

Kosovë

Siguri/ Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Lipjan, tre të lënduar

news image

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë- Lipjan.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, transmeton Gazeta Sinjali.

Video të aksidentit kanë dërguar sinjalizuesit, ku shihen veturat e aksidentuara, si dhe policia në vendin e ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 08:00 ku kanë qenë të përfshira dy automjete . Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut“, ka thënë Ahmeti./Gazeta Sinjali/