image Aksident trafiku në Komoran, ka të lënduar

Sinjalizime

Aksident trafiku në Komoran, ka të lënduar

news image

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pak më parë në Komoran, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar disa persona.

Sipas sinjalizuesit, në vendin e ngjarjes është policia dhe autoambulanca.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të përgjigjes.

Sinjali do të iu mbajë të informuar për këtë aksident. /GazetaSinjali/