Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pak më parë në Komoran, raporton Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar disa persona.
Sipas sinjalizuesit, në vendin e ngjarjes është policia dhe autoambulanca.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të përgjigjes.
Sinjali do të iu mbajë të informuar për këtë aksident. /GazetaSinjali/