image Aksident trafiku në hyrje të Lipjanit – Policia del në vendngjarje

Siguri

Aksident trafiku në hyrje të Lipjanit – Policia del në vendngjarje

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në hyrje të qytetit të Lipjanit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një veturë ka pësuar dëme të mëdha material, teksa nuk dihet se a ka persona të lënduar.

Po ashtu në vendngjarje shihet se kanë arritur njësitet policore.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rastin, por që deri tani nuk ka marrë përgjigje.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/