image Aksident trafiku në Hajvali, një person i lënduar

Siguri

Aksident trafiku në Hajvali, një person i lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë orëve të pasdites në Hajvali të Prishtinës, ku janë përfshirë dy automjete, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga policia, si pasojë e këtij aksidenti, një person ka pësuar lëndime trupore, ku është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti“, ka thënë Ahmeti për Sinjalin. /GazetaSinjali/