Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Gushtericë të Graçanicës.
Policia njofton se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fsh. Gushtericë, Graqanicë, 26.05.2020 – 01:55. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi është vet-aksidentuar me veturë. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën në Graqanicë. /Gazeta Sinjali/