Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe në vendngjarje kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKMF.
“Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Grabanicë mes dy veturave, dy persona kanë pësuar lëndime trupre, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF”, konfirmoi Gashi për Gazetën Sinjali.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, policia po qëndron në vendin e ngjarjes. /Gazeta Sinjali/