image Aksident trafiku në Gjilan, lëndohet një person

Siguri

Aksident trafiku në Gjilan, lëndohet një person

news image

Në Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku ku ka mbetur i lënduar një person.

Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një motoçikletë, teksa ky i fundit ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshirë kanë qenë një automjet i udhëtarëve me targa vendore dhe një motoçikletë me drejtues meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës pëson lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan, është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari-drejtuesi i automjetit dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, drejtuesi i automjetit me urdhër të prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Gazeta Sinjali/.