Dy vajza janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sonte në rrugën “UÇK”, në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Ato janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit rajonal të Gjakovës.
Mjeku kujdestar në këtë klinikë, Arben Lucaj, ka folur për gjendjen e tyre për Gazetën Sinjali.
“Rreth orës 20:30 janë lajmëruar dy të aksidentuara në Emergjencë, pas ekzaminimeve nuk kanë lëndime të rënda trupore. Lirohen në shtëpi për vazhdim të trajtimit”, tha Lucaj./Gazeta Sinjali/