image Aksident trafiku në Drenas, ndërron jetë një person

Siguri

Aksident trafiku në Drenas, ndërron jetë një person

news image

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti sot rreth orës 16:40 në fshatin Polluzhë në Drenas.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Arlinda Rexhepi nga Policia e Kosovës, e cila tha se viktima ishte këmbësor

“Me datë 01.10.2020 rreth orës 16:40 në afërsi të rrethit të fshatit Polluzhë – Gllogoc, është raportuar për një aksident trafiku mes një automjeti dhe një këmbësori. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitë policore, ndërsa person i lënduar (këmbësori) është dërguar për tretman mjekësor në Drenas, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, tha ajo, duke shtuar se me rastin janë duke u marrë njësitet përkatëse policore./Gazeta Sinjali/