Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një i tillë ka ndodhur edhe sonte në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë.
Në akskdent janë të përfshira dy vetura ndërsa në vendin e ngjarjes shihet të kenë arritur Policia dhe ndihma e shpejtë.
Sinjalizuesi tha për Gazetën Sinjali se njërit prej të aksidentuarve i është ofruar tretman mjekësor por që rezulton se nuk ka lëndime të rënda.
Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar.