image Aksident trafiku mes dy veturave në Pejë, policia jep detaje

Siguri

Aksident trafiku mes dy veturave në Pejë, policia jep detaje

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, saktësisht afër “Parkut të Madh”, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali si dhe ka njoftuar se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

“Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident mes dy veturave me dëme materiale, s’ka të lënduar”, tha Gashi./Gazeta Sinjali/