Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kamenicë, ku si pasojë e kësaj katër persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Sot me 05.10.2022 rreth orës 12 :00 në Kamenicë ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore. Policia e Kosovës njësitet e komunikacionit rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se janë lënduar katër persona. Policia e Kosovës, njësitet e komunikacionit rrugor janë duke i hetuar shkaqet se si ka ardh deri te aksidenti”.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente.