Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në Gjakovë rreth orës 17:15, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur sinjalizues të Gazetës Sinjali, të cilët njoftuan se vetura që u godit kishte drejtuese një grua shtatzënë, e cila më pas e kishte lajmëruar ambulancën pasi ishte lënduar.
Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë Policinë rajonale të Gjakovës për të marrë një konfirmim zyrtar, mirëpo të njëjtit si shumë herë më parë nuk janë përgjigjur.