image Aksident në mes të kamionit dhe një veture te "Rrethi i Flamurit" në Prishtinë

Siguri

Aksident në mes të kamionit dhe një veture te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë

news image

Sot rreth orës 15:00, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një veture në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00, në rreth rrotullimin e Flamurit ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti transportues (kamion) dhe një veture. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale ”, tha ajo.

Ndryshe, numri i aksidenteve në Kosovë, ditëve të fundit është në rritje e sipër. /Gazeta Sinjali/