image Aksident te "Parku i Biznesit", një i lënduar

Siguri

Aksident te “Parku i Biznesit”, një i lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Korreticë të komunës së Drenasit, sot rreth orës 13:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka thënë që aksidenti ka ndodhur te “Parku i Biznesit”.

E për këtë rast, për Sinjalin ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.

Në këtë aksident janë përfshirë një automjet transportues dhe një veturë, e si pasojë është lënduar një person.

Sipas të dhënave që kemi nga terreni, ju njoftojmë se sot më datë 26.11.2021, rreth orës 13:00 në rrugën nacionale Prishtinë –Pejë, në fshatin Korreticë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku janë të përfshira një automjet transportues dhe një veturë. Në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar një person, pasagjer në veturë. Të gjitha njësitë e nevojshme policore kanë dalë në vendngjarje për ta trajtuar rastin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

/GazetaSinjali/