Një aksident komunikacioni rrugor ka ndodhur rreth orës 19:10 në Fushë Kosovë.
Në aksident kanë qenë të përfshira 4 vetura.
Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë pësuar lëndime trupore, dhe të njejtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /GazetaSinjali/