image Aksident në Skenderaj, pesë persona të lënduar

Siguri/ Aksident në Skenderaj, pesë persona të lënduar

news image

Pesë persona janë lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy veturave dje në fshatin Rezallë e Re në Skenderaj.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.

“Fsh. Rezallë e Re, Skenderaj 08.01.2020-15:11. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët janë dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, bëhet e ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/