image Aksident mes dy veturave afër Shtërpcës, pesë të lënduar

Siguri

Aksident mes dy veturave afër Shtërpcës, pesë të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë pasdites së sotme tek vendi i quajtur “Ura e Hekurt”, afër fshatit Firajë në Shtërpcë, ku janë përfshirë dy vetura, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar, Kanun Veseli, Zëdhënës i policisë rajonale të Ferizajt.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marrë pesë persona të cilët momentalisht janë duke u trajtuar në Qendrën Kryesore Familjare në Shtërpcë, ka bërë të ditur Veseli.

Si pasojë e këtij aksidenti përveç dëmeve të shkaktuara materiale , lëndime kanë pësuar 5 persona të cilët janë dërguar për ndihmën e parë mjekësore në Shtërpcë”, ka thënë ai për Sinjalin. /GazetaSinjali/