Një aksident i rëndë, me pasojë një person të vdekur, ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën dytësore, Tiranë-Durrës.
Mësohet se rreth orës 11:10, një automjet me drejtues shtetas maqedonas V.G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D.H., 66-vjeçere, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, raporton A2.